Fedez ndan lajmin e madh, ja kur do të performojë në Tiranë

Festivali “Sunny Hill” ka zbuluar emrin e këngëtarit të parë ndërkombëtar që do të përformojë në Tiranë.

“Sunny Hill” pritet të mbahet në Tiranë më datat 26,27 dhe 28 gusht. Reperi italian Fedez është emri i parë i zbuluar në këtë festival.

Njoftimin për reperin e ka bërë festivali në rrjetet sociale. Sot po ashtu njoftoi se ata që kanë blerë bileta “believers” në Prishtinë, do të mund t’i shfrytëzojnë të njëjtat edhe në Tiranë.

Vetë Fedez e ka rishpërndarë postimin, ku njofton se në datë 26 do të jetë në Tiranë.