Fati tragjik i vlonjatëve që firmosën Pavarësinë

Të burgosur, të arratisur, torturuar e vdekur burgjeve apo në mënyrë të dyshimtë.

Qazim Kokoshi – vdiq nga torturat në burgun komunist të Vlorës

Aristidh Ruçi – vdiq nga torturat në burgun komunist të Vlorës

Zihni Abas Hamzaraj – vdiq pasi doli nga burgu komunist si pasojë e torturave

Eqerem Bej Vlora – u arratis për t’i shpetuar fatit të tre të parëve

Jani Minga – vdiq tre vite pas perfundimit të luftës, në gjendje të rënda depresioni

Ismail Bej Vlora – vdiq në mënyrë krejt të papritur dhe të dyshimtë në Itali, në vitin 1919

Edhe pas afro 30 vitesh, ata janë të harruar, nuk e kanë një bust, një pllakatë perkujtimore, një simbol.

Ata të gjashtë duhet të kishin bustet e tyre në sheshin e Flamurit sepse janë vlonjatët që perfaqesuan Vlorën në ngjarjen më të madhe të kombit, firmosjen e Pavarësisë.

Ata janë historia e vertetë e Vlorës dhe për këtë meritojnë vendin që ju është mohuar, që u takon./apel.media