Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 6.3 ka tronditur Shqipërinë.Deri më tani raportohen 21 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur.
Faqja ndërkombëtare “Volcano Discovery” ka publikuar detaje nga goditja e fortë e tërmetit. Sipas asaj që thotë kjo faqe, tërmeti i fuqishëm ka qenë i barazvlefshëm me 3 bomba atomike.
Gjithashtu fuqia e tërmetit ishte i barabartë me 60 mijë ton eksploziv TNT. Zonat më të prekura ka qenë ajo e Durrësit dhe e Thumanës, ku ka pasur edhe më shumë viktima. Që në mëngjes kanë rënë rreth 40 tërmete të njëpasnjëshme./apel.media