Fansat neveriten nga fotot e fundit të Kylie Jenner nudo

Kylie Jenner postoi një foto ku pozoi tërësisht nudo për fushatën e re të “Kylie Cosmetics”, por fansat nuk përtuan të ktheheshin me përgjigjet negative.Fushata e re është frymëzuar nga filmi i friksh...
Fansat neveriten nga fotot e fundit të Kylie Jenner nudo
Foto: Fansat neveriten nga fotot e fundit të Kylie Jenner nudo

Kylie Jenner postoi një foto ku pozoi tërësisht nudo për fushatën e re të “Kylie Cosmetics”, por fansat nuk përtuan të ktheheshin me përgjigjet negative.Fushata e re është frymëzuar nga filmi i frikshëm “Makth në rrugën Elm” me famëkeqin Freddy Krueger që vriste adoleshentë, ndaj Kylie u lye me gjak të rremë për promovimin e saj.

275 milionë ndjekësit janë neveritur dhe nuk e kanë pritur aspak mirë këtë qasje artistike të Jenner, e cila është në pritje të fëmijës së dytë.

Kjo është disi shqetësuese pasi je në pritje të fëmijës tënd të dytë”, “Si mund ta shfaqësh këtë kur ka fëmijë që i shohin”, “Si e promovon kjo linjën e saj? Mendoj se ka shitur shpirtin. Madje pa e fshehur fare”.

Të tjerë janë shprehur se Jenner është mjaft e talentuar për ta shpërdoruar imazhin e saj në këtë mënyrë, ndërsa ka edhe nga komentet që thonë se janë të lodhur duke parë dhunë e agresivitet.