Burrë e grua, Hajredin dhe Lutfie Çupi ndërruan jetë së bashku me djalin e tyre, Klement Çupi që kishte ardhur nga Anglia për fejesën e të vëllait. Ai kishte 10 vite që jetonte në Angli bashkë me bashkëshorten e tij.
Klement Çupi dha fillimisht shenja jete, madje kërkoi edhe ujë teksa ndodhej nën rrënoja në banesën e prindërve në Thumanë, ndërsa u nxor i pajetë pas rreth 17 orë kërkimesh./apel.media