“Faleminderit për mbështetjen”/ Xhaçka bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm gjerman: Reforma në Drejtësi është e pandalshme

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj gjerman, Heiko Maas.

Xhaçka ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka falenderuar ministrin Maas për mbështetjen e Gjermanisë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, teksa zotohet se 25 prilli do të jetë një moment kyç për reformat e Integrimit në BE.

“Reforma në Drejtësi është e pandalshme”, shkruan Xhaçka.