Facebook do të lançojë monedhën LIBRA

Monedhat dixhitale si Libra, të njohura edhe si stablecoin, zakonisht mbështeten në para tradicionale dhe letra me vlerë, ndërsa kriptomonedhat si bitcoin jo. Të dy janë kriptomonedha. Banka Qendrore Evropiane duhet të konsiderojë lançimin e një monedhe publike dixhitale, thuhej në një draft dokument të Bashkimit Evropian, pasi Facebook prezantoi monedhën Libra.

Firma e media sociale, tha në Qershor se ka planifikuar lançimin e kriptomonedhës Libra vitin e ardhshëm. Franca dhe Gjermania u shprehën në Shtator, se ajo përbën kërcënim për sektorin financiar, duke mbështetur krijimin e një alternative publike.

Kriptomonedhat janë rregulluar vetëm pjesërisht në disa vende Evropiane.

Dokumenti mund të diskutohet nga Ministrat Europian të Financave, sipas axhendës për atë takim dhe adoptimi të ndodhë më 5 Dhjetor. Deklarata të ngjashme ka lëshuar edhe anëtari i bordit të Bankës Qendrore Europiane Benoit Coeure në Shtator, i cili tha se banka duhet të mendojë mirë lançimin e një kriptomonedhe dixhitale publike./apel.media