Facebook dhe Google kërcënojnë të dhënat tuaja

Organizata e njohur për të drejtat e njeriut, Amnesty International, deklaron se Facebook dhe Google paraqesin një kërcënim sistematik për të drejtat e njeriut.

Sipas raportit të tyre, grumbullohen të dhënat e përdoruesve, gjurmohen aktivitetet e tyre online dhe më pas kategorizohen për qëllime reklamuese.

Organizata e njeh rolin e gjigantëve të internetit për të lidhur botën dhe garantuar shërbime për miliarda persona, por në të njëjtën kohë, thotë se këto përfitime paguhen me një çmim shumë të lartë, pasi të dhënat personale janë të pambrojtura dhe në duart e tyre.

Google dhe Facebook kanë reaguar menjëherë, duke mos rënë dakord me raportin duke thënë se platforma u lejon qasjen personave nga e gjithë bota duke mbrojtur privatësinë e tyre./ apel.media