Fabian Zhilla: Idhujtaria politike

Idhujtaria politike:
Carl Schmitt thotë “të gjitha konceptet e teorisë moderne të shtetit janë thjesht koncepte teologjike të shekullarizuara”.

Pak teologji:
Abrahami apo Ibrahimi është një ndër profetët kryesorë të njerëzimit nga i cili origjinojnë të treja besimet monoteiste të njohura ndryshe dhe si besimet abrahimike. Por çfarë e bën kaq të rëndësishëm këtë profet dhe si lidhet kjo me idhujtarinë politike?

Ibrahimi ishte një djalë i ri i cili jetonte ne Babiloninë e hershme, në një shoqëri mjaft idhujtare. Madje babai i tij Azeri ishte skulptori më i njohur dhe me i famshëm i idhujve. Fillimisht Ibrahimi, pasi merr orientimin nga Zoti në lidhje me fallcitetin e idhujtarisë, i drejtohet të atit me përgjërim që ta braktis idhujtarinë. Por i ati nuk pranoi pasi burimi kryesor i fitimit dhe statusit te tij ishte status quo e tij në shërbim te idhujtarisë. Ibrahimi më pas, duke e parë të pamundur të bindi njeriun kyç në lidhje me idhujtarinë i drejtohet shoqërisë e cila jo vetëm nuk e pranoje por e frikësuar e kundërshtonte vazhdimisht. Atëherë Ibrahimi mori vendimi i cili nxori në pah lakuriqësin dhe kotësinë e idhujtarisë. Ai futet ne tempull dhe thyen një nga një idhujt e vegjël duke i lënë një shkop të madh idhullit kryesor. Kur idhujtarët erdhën ne tempull ata të shokuar panë sesi idhujt që ata adhuronin ishin kthyer tashmë në grimca të kota dhe pa vlerë. Idhujtarët i kthehen Ibrahimit duke ditur qasjen e tij ndaj idhujtarisë dhe ky i fundit me cinizëm iu thotë se idhujt e vegjël i ka thyer idhulli i madh. Pa të nuk mund të ndodhte kjo që ndodhi. Në mënyre intiuitive idhujtarët i thonë, kjo që thua nuk ka mundësi pasi idhujt nuk mund ti dalin për zot as vetes se tyre jo me t’iu kërkosh me shumë. Ibrahimi qeshi duke ju thënë se pikërisht ky është argumenti që ai kishte kohë që ju përdorte për të shpjeguar kotësinë e idhujtarisë. Por idhujtarët tashme te mësuar me këtë lloj jete dhe madje të tronditur nuk e kuptonin dot jetën pa idhujt e tyre kështu që në vend që ti largoheshin idhujtarisë vendosën të djegin Ibrahimin. Sigurisht zjarri i idhujtarëve nuk arriti ta djege Ibrahimin pasi ky mbrohej nga Zoti dhe çdo veprim e kryente nën udhëzimin e Tij.

Pak politik:
Idhujtaria nuk është vetëm koncept fetar por kulturor dhe politik. Idhujtaria politike i sheh veprimet ne mënyre binare, ne dhe ata, miq dhe armiq, krijon militantizëm të verbër, vdes racionalizimin, nuk ka vizion, krijon premisa për autokraci dhe mendim totalitar. Shoqëria jone trashëgon në nënvetëdijen e saj një idhujtari të frikshme politike ndaj liderit dhe jo pa qëllim lidershipi politik e ushqen këtë qasje. Kur ne si shoqëri të arrijmë pjekurinë e rrëzimit të idhujve dhe të zhdukim çdo premise të formimit të idhujtarisë politike shpresat janë të mëdha që mund të kemi një demokraci cilësore. Çdo veprim për të rrezuar idhujtarinë politike është veprim abrahimik dhe duhet përshëndetur dhe inkurajuar në çdo qelize të jetës politike dhe më gjerë.