Expo Dubai shfaq Davidin e Michelangelos, por vetëm bustin e tij

Vizitorët e Expo Dubai që shpresojnë të shohin kopjen e origjinalit Davidit të Mikelanxheloes në 3 D, në të gjithë lavdinë e tij mund të zhgënjehen, pasi për publikun do shfaqet vetëm busti i statujës...
Expo Dubai shfaq Davidin e Michelangelos, por vetëm bustin e tij
Foto: Expo Dubai shfaq Davidin e Michelangelos, por vetëm bustin e tij

Vizitorët e Expo Dubai që shpresojnë të shohin kopjen e origjinalit Davidit të Mikelanxheloes në 3 D, në të gjithë lavdinë e tij mund të zhgënjehen, pasi për publikun do shfaqet vetëm busti i statujës. Koka dhe qafa gjashtë metra e lartë shfaqen në një strukturë tetëkëndore në nivelin e katit të parë, ndërsa organet gjenitale dhe këmbët janë të dukshme në një nivel më të ulët të rezervuar për vizitorë të përzgjedhur.

Organizatorët e pavijonit të muzeut italian nuk i morëm parasysh sugjerimet e mediave italiane që deklaruan se ky ekspozim ishte bërë qëllimisht për shkak të ndjeshmërisë fetare dhe sociale arabe.

Drejtori artistik Davide Rampello tha se qëllimi ishte të sillte një përvojë të re duke i mundësuar publikut të shihnin Davidin në këtë nivel, ndërsa artdashësit mund ta vizitojnë statujën origjinale në muzeun e Firences. Krijimi i kopjes u realizua nga printerat më të mëdhenj në botë 3 D ku u nevojitën 40 orë skanime dixhitale nga vepras origjinale të shekullit të 16-të, por vepra u përfundua nga artizanët në Firence.

Bazuar në temën “Bukuria lidh njerëzit”, pavioni i Italisë është mes 200 ekpozitorëve në Expo 2020 Dubai. Panairi i parë botëror që do të zhvillohet në Lindjen e Mesme pret të tërheqë 25 milionë vizitorë.