EUROPOL publikon listën me 56 personat më të kërkuar në Europë, bën pjesë edhe 52-vjeçari shqiptar i cili konsiderohej i vdekur (Foto)

EUROPOL ka publikuar listën me 56 kriminelët më të kërkuar në Europë, ku mes tyre është edhe një shqiptar.

Ai është 52 vjeçari Aleks Burreli, i cili akuzohet për disa vrasje të ndodhura në Qipro.

Burreli kërkohet nga autoritetet qipriote pasi është i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur në 23 qershor 2016 në Aya Napa, ku së bashku me një person tjetër të armatosur vranë një biznesmen, një officer policie dhe gruan e tij, këta të fundit në sy të fëmijëve të mitur.

Edhe bashkëpunëtori i shqiptarit mbeti i vdekur në vend, të cilin dyshohet se e vrau Burreli në mënyrë që të mos tregonte nëse kapej.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë, e cila më vonë u gjet e djegur. Një vit pas kësaj ngjarje qarkulluan informacione se Burreli ishte vrarë nga personat që porositën krimin e rëndë, por Europol e ka akoma në listën e më të kërkuarve, çfarë bën të mendohet se ai është ende gjallë.

Screenshot_1_copy.png