“Europe Defender 23”, Kurti: Bashkimi bën fuqinë

Ka nisur ushtrimi “Defender Europe 23”. Nikoqir i këtij organizimi të madh ushtarak është Forca e Sigurisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se togfjalëshi “Strong Together” është si...
“Europe Defender 23”, Kurti: Bashkimi bën fuqinë
Foto: “Europe Defender 23”, Kurti: Bashkimi bën fuqinë

Ka nisur ushtrimi “Defender Europe 23”. Nikoqir i këtij organizimi të madh ushtarak është Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se togfjalëshi “Strong Together” është sikur i kryeheroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeut, “Bashkimi bën fuqinë”.

“Defender 23 po zhvillohet në një realitet të tensionuar, 15 muaj pas invasionit rus në Ukrainë dhe si i tillë nuk ka të bëjë vetëm për të ardhmen e Evropës por edhe mbarë botës”, tha Kurti.

“Defender 23”, është ushtrim ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsej 24 mijë ushtarë.

FSK është njëra nga kontribueset më të mëdha me 1 mijë e 300 ushtarë.