Europa League: Arsenal fiton me lehtësi ndaj Dundalk

Arsenali ka fituar me rezultatin 3-0 ndeshjen ndaj Dundalk të vlefshme për Europa League. Ekipi i Mikel Artetës ka dominuar totalisht ndeshjen e sotme dhe ka marrë 3 pikë dhe pse vendosi që të kishte rotacion.

“Topçinjtë” e mbyllin pjesën e parë me rezultatin 2-0. Nketiah dërgoi topin në rrjetë në minutën e 42′ pas një gabimi të portierit kundërshtar. Dy minuta më pas ishte Willock që dyfishoi rezultatin pas një pasimi të mirë në zonë.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, pasi Pepe u rikthye te rrjeta. Sulmuesi lëshoi një silurë që u përplas në trekëndshin e portës kundërshtare. Një silurë fantastike nga ana e Pepe.

Kundërshtari i Arsenalit për vendin e parë Molde, po ashtu fitoi ndaj Rapidit të Vjenës. Ata mposhtën me rezultatin 1-0 vjenezët duke u ngjitur me pikë të plota së bashku me anglezët në kuotën e 6 pikëve.