Eurobondi/ Ministrja e Financave: Do përdoret edhe për nevojat e qeverisë në 2022

Një sukses dhe një garanci për Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare. Kështu e ka cilësuar emetimin e eurobondit të ri ministrja e Financave, i cili do të shlyhet për një periudhë 10-vjeçare. Ky është a...
Eurobondi/ Ministrja e Financave: Do përdoret edhe për nevojat e qeverisë në 2022
Foto: Eurobondi/ Ministrja e Financave: Do përdoret edhe për nevojat e qeverisë në 2022

Një sukses dhe një garanci për Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare. Kështu e ka cilësuar emetimin e eurobondit të ri ministrja e Financave, i cili do të shlyhet për një periudhë 10-vjeçare.

Ky është afati më i gjatë i maturimi me të cilin qeveria ka emetuar instrumentin e Eurobondit, me një kupon prej 3.5% dhe interesi me të cilin u mor ky borxh ishte 3.75%.

Por, ku do të shkojnë këto para? Një pjesë e eurobondit është parashikuar të shkojë për shlyerjen e borxhit të vjetër, ndërsa pjesa e mbetur do të përdoret për financimin e nevojave të qeverisë për vitin aktual dhe vitin 2022.

Me marrjen e këtij Eurobondi, niveli i borxhit publik pritet të kapërcejë nivelin e 80%, por qeveria zotohet për ulje të tij në vijim duke e projektuar atë në rënie në 76.6% në fund të mandatit.

Ky është Erubondi i pestë që emeton Shqipëria në tregjet e kapitalit, ku dalja e parë do të ishte në vitin 2010 me një Eurobond prej 300 milionë euro, në 2015 vlera e tij 450 milionë euro ndërsa në daljen e 2018-ës u siguruan 500 milionë euro. Në dy daljet e fundit qeveria ka marrë Eurobond me vlerë të njëjtë prej 650 milionë euro.