“Euro 2020”/ Vetëm dy çifte të sigurta në 16-she, por mund të ketë finale të parakohshme

Euro 2020 mbyll këtë të mërkurë sfidat në grupe dhe plotëson më të fund kalendarin e ndeshjeve me eliminim direkt të turneut. Edhe pse janë mbyllur katër grupe, për shkak të rezultateve të ndryshme dh...
“Euro 2020”/ Vetëm dy çifte të sigurta në 16-she, por mund të ketë finale të parakohshme
Foto: “Euro 2020”/ Vetëm dy çifte të sigurta në 16-she, por mund të ketë finale të parakohshme

Euro 2020 mbyll këtë të mërkurë sfidat në grupe dhe plotëson më të fund kalendarin e ndeshjeve me eliminim direkt të turneut. Edhe pse janë mbyllur katër grupe, për shkak të rezultateve të ndryshme dhe formulës, janë vetëm 2 çifte që dihen me siguri se si do të luhen në fazën tjetër. 

Itali-Austri dhe Uells-Danimarkë janë të vetmet sfida që dihet që do të luhen në ditët në vijim, pasi pjesa tjetër e ndeshjeve të 16-shes do të përcaktohen nga rezultatet dhe renditja përfundimtare në dy grupet që mbeten. Megjithatë, parashikohet që të ketë përballje spektakolare në fazën tjetër dhe finale të parakohshme, 

Kjo për faktin e thjeshtë se Anglia do të presë në “Uembli” skuadrën e dytë nga “grupi i vdekjes” dhe në situatën aktuale, vendi i dytë i përket Gjermanisë. Ndërkohë, mund të ketë një përballje të mundshme mes Belgjikës dhe Portugalisë apo edhe Belgjikës e Spanjës, në varësi të pozicionimit në grupe që do të kenë këto skuadra.