ESKLUZIVE APEL/ Nga Arestina Skënderi: Karta e Studentit, përsëri xhepat e studentëve bosh

Karta e Studentit është mjeti nëpërmjet të cilit studentët përfitojnë tarifa të reduktuara dhe oferta si nga institucionet publike ashtu edhe nga subjektet private.

Gjate protestes se studenteve u artikuluan shume probleme qe universitetet kishin, ndër to ishte edhe Karta e Studentit. Karte, e cila eshte premtuar nga Kryetare te ndryshëm bashkie ne kohe elektorale dhe me pas eshte lene ne harrese.

Fillimisht ai qe e premtoi ishte kandidati demokrat Lulzim Basha. Në 8 prill 2011 ai premtoi se kjo karte do ishte ne duart e 80 mije studenteve ne Tirane. Kjo karte sipas kandidatit demokrat do te permbante nje sere sherbimesh si teatro, kinema, transport falas, si edhe tarfia zero ose te reduktuara.

Por cfare ndodhi me kete premtim? Sipas organizatës MJAFT, pas mbarimit te mandatit 4-vjecar të Bashës nga 80 premtime vetëm 20 premtimet u mbajten dhe 60 premtime të tjera nuk u realizuan kurre. Mesa duket karta e studentit fatekeqsisht ka qene pjese e 60 premtimeve te pambajtura.

Erion Veliaj, kandidati i mazhorancës socialiste për Bashkinë e Tiranës, ne date 11 qeshor 2015 zhvilloi një takim me studentet e kryeqytetit ku deklaroi se brenda vitit të parë të qeverisjes së bashkisë do të bënte të mundur për studentët Kartën.

“Bashkia do të emetojë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit një kartë studenti për Bashkinë e Tiranës e cila do të mundësojë aksesin me zbritje dhe do të krijojmë një rrjet bashkëpunëtorësh me institucionet private” deklaroi Veliaj asokohe.

Presioni i protestës studentore në dhjetor 2018 e detyroi Kryeministrin që nëpërmjet VKM nr.226, pika 11  t’ja delegojë kopetencën për ta realizuar Kartën e Studentit, kopetencë që deri në këtë moment e kishte MASR.

Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj Erion Veliaj e mirëpritën këtë kopetence edhe pse pas mandatit 4 vjecar te tij Karta e Studentit mbeti thjeshte nje premtim elektoral. Karta nisi te shprendahet me 29 maj 2019 ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja. Me pas ne 31 dhjetor 2019 Z. Veliaj deklaroi ne rrjetet e tij sociale se do te shprendahen ne 30 fakultete te tjera te Tiranes duke ofruar sherbime falas apo te reduktuara.

 

Çfarë shërbimesh përmban Karta e Studentit? Këndveshtrime të ndryshme do të na ndihmojnë te shohim nëse në të vertetë kjo Karte Studenti ka bërë që studentët të kursejnë dhe të përfitojne, nese familjaret e tyre po shpenzojne me pak me femijt e tyre.

Le ta nisim me pergjegjesin e kësaj karte studentore, Bashkinë Tiranë.

Më 7 Janar të këtij viti z.Veliaj postoi në rrjetet e tij sociale se këtë vit Kartës së Studentit ju shtuan edhe më shumë sherbime dhe se studentet do të kursejnë akoma më shumë.

“2020 nis mbarë edhe për studentët e Tiranës, të cilët përfitojnë 205 shërbime me Kartën e Studentit. Vazhdojnë të shtohen shërbimet. Çdo qindarkë e kursyer vlen!

8 Universitete

30 Fakultete

30.000 Kartëmbajtës

85 Shërbime Publike

120 Shërbime Private”

deklaroi Erion Veliaj

Tani le të pyesim studentët, ato që realisht kanë nevojë për këtë kartë dhe që e kanë në perdorim.

Studenti i Fakultetit të Drejtësisë, Fatjon Biba tha për apel.media

“Po, e kam marrë Karten e Studentit, por më ka zhgënjyer. Prisja një karte shërbimesh bazike dhe jo një kartë me sherbime luksi të pa nevojshme. Në jetën universitare unë shpenzoj më shumë per libra, informacione të printuara dhe për fast food, shërbime të cilat karta nuk më jep asnjë përfitim për t’i aksesuar me çmim më të ulët. Pra në këtë aspekt karta nuk më shërben aspak.

I vetmi sherbim qe une perdor nga karta eshte aboneja e studnetit nese gjej te tilla dhe ulje ne teater.”

Ariela Zeneli, studente ne Fakuktetin e Shkencave Sociale u shpreh për apel.media

” Po, e kam marrë Kartën e Studentit dhe mendoj se të ndihmon shumë pak për nevojat tona si student. Së pari nuk ka ulje në mensa, por në dyqane goxha te shtrenjta qe shumica prej nesh nuk kanë mundesi të shkojnë. Në kartë jepen disa sherbime te pakta sic eshte aboneja por edhe numri i tyre eshte i kufizuar. Unë Karten e Studentit e përdor vetëm për përfitimin e abonesë për lehtësim në transportin qytetas. Asnjë shërbim tjeter si dyqanet e argjendarive apo të rrobave nuk me duken se me duhen për jetën universitare. Ajo që duhet janë ulje ne librari.”

Po per prinderit e studenteve ,karta a i ka lehtesuar ndopak ekonomikisht?

Nje prind i dy femijve te cilet aktualisht po studiojnë në Fakultetin e Ekonomise shprehet se ” hasim goxha veshtieresi ekonomike, pasi kostot e jeteses vazhdojne rriten kurse pagat rrine ne vend. Karta e studentit i ka sherbyer shume pak, dhe jo per shpenzimet me te rendesishme. Shpenzimet jane te njejta dhe nuk kemi ndjere ndonje lehtesim pervec cmimit abonese.”

Diana Mjeshtri, studente prane Fakultetit te Shkencave Sociale deklaroi per Apel: “Kam zgjedhur te mos pajisem me karten e studentit, sepse sherbimet qe ofron nuk perkojne me nevojat e mija studentore. Gjithashtu kam refuzuar te pajisem me karten e studentit, per shkak te opinioneve te studenteve te tjere lidhur me dobine minimale te saj.”

Studentet me opinonet e tyre na shprehin se Karta e Studentit nuk perputhet me preceptimet e studenteve. Karta studentore pavaresisht se ne aplikacionin e saj permban shume sherbime, ne jeten dhe portofolin e studenteve ende nuk filluar te ndikoje pozitivisht.

Shpeshhere karta po duket si nje reklame per biznese te ndryshme pasi studentët nuk perfitojne ulje neper kafe, farmaci apo biznese te tjera por thjesht marrin disa pike qe akoma nuk jane te shpjegueshme dhe transparente se per cfare sherbejne.

Sherbimet qe kjo karte ofron per studentet nuk jne per nevojat e tyre bazike, por per sherbime luksi apo sherbime jo te domosdoshme per nje studente. Pra ne xhepat e studente nuk ka asnje cent me shume. Deri me tani kjo karte nuk ka funksionuar aq sa eshte reklamuar nga bashkia.

Studentet kane akoma arsye per te protestuar. /apel.media