“Është sekret në gjithë botën”/ Rama për publikimin e marrëveshjes me Pfizer: Nëse ka një shtet që e publikon, ne do jemi i dyti

Kryeministri Rama, ndryshe nga çfarë kishte lajmëruar më herët se do të bënte publike marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat, sot është shprehur se kjo nuk do të ndodhë.

I pyetur nga gazetarja, Rama tha se kjo marrëveshje është sekret në gjithë botën, dhe sipas tij, nëse një shtet tjetër e publikon, atëherë Shqipëria do të jetë e dyta.

“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në gjithë botën nga sekreti tregtar. Nuk bëhet publike përtej dëshirës time. Ishte dëshira ime ta bëjmë publike. Por kontratat janë kontrata. Nëse do gjeni një vend të BE që e ka bërë publike, ne do jemi menjëherë vevndi i dytë dhe do ja japim syrit. 7×7=42. Sepse 7×7=42 ishte llogaria që bëre për fiskalizimin”, tha Rama.