Vëllai i Jetnis Dollapit, Adonis Dollapi në një intervistë, ka folur mbi humbjen e vëllait të tij disa vite të shkuara. Ndër të tjera ai ka thënë se kjo ka qenë humbja më e madhe që ka kaluar në jetë dhe vazhdon që ta vuajë çdo ditë.
Ai thotë se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me vëllain e ndjerë, duke qenë se bënin edhe shumë udhëtime bashkë.
Teksa e pyesin në lidhje me kujtimin e fundit që ka nga vëllai, ai përmend një bisedë ku Jetnisi i kishte kërkuar makinën, pasi makina e tij ishte e prishur.
”E fundit ka qenë ditën kur ndodhi aksidenti, në mëngjes mori makinën dhe më tha ma lej pak makinën se më është prishur e imja. Ky ka qenë muhabeti i fundit që kemi bërë bashkë, ” tha Adonis Dollapi/apel.media