Escobar nesër në Tiranë, Zheji: Vizita për axhendën gjeopolitike me qeverinë dhe për situatën në PD

Ditën e nesërme sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të ketë vizitë zyrtare në Tiranë. Teksa shumë teza janë shtruar mbi atë se çfarë pritet të sjel...
Escobar nesër në Tiranë, Zheji: Vizita për axhendën gjeopolitike me qeverinë dhe për situatën në PD
Foto: Escobar nesër në Tiranë, Zheji: Vizita për axhendën gjeopolitike me qeverinë dhe për situatën në PD

Ditën e nesërme sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të ketë vizitë zyrtare në Tiranë. Teksa shumë teza janë shtruar mbi atë se çfarë pritet të sjellë kjo vizitë, analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji kanë dhënë opinionet e tyre të asaj çka mund të thotë Escobar.

Analisti Artur Zheji tha për emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ se Escobar vjen në kuadër të një turi që po bën në Ballkan, ndërsa shtoi se sekretari Amerikan i Shtetit vjen për të kujtuar faktin se Shqipëria, si anëtare e NATO-s duhet të vendoset fortë në linjën kundër Rusisë dhe për çështjet brenda PD-së.

“Këtu ka një frymëmarrje më të gjerë. Ky është një tur. Nuk është vizitë e dedikuar për Tiranën zyrtare, për situatën brenda PD apo për maxhorancën e Ramës. Ne jemi pjesë e një mozaiku më të madh, ku na duket se paradigma e Nastradin Efendiut se ku është qendra e botës do lidhte gomarin. Dy palët vërtiten rreth njëri-tjetrit. Doja të kthehesha te simbolika e mozaikut, janë hapur disa vatra tensionesh në Ballkan. Supervatra që është hapur më tej, në Ukrainë mes Rusisë. Pala amerikane dhe britanike e njohin vatrën ruse. e them këtë se qoftë situata e nderë në Bosnjë Hercegovinë, qoftë situata e Gjukanoviç në Malin e Zi apo dhe incidentet në Kosovë. Kthehemi në Shqipëri. Escobar vjen për të thënë se ne si anëtar i NATO-s të rrethohemi më fortë në linjën e kontrapozicionin e kundërshtisë me Rusinë dhe të pakësojmë vatrat e sulmeve të brendshme. Ai e quajtur atë çështje brenda PD, vatër të brendshme. Vendi aleat duhet të jetë kompakt në këtë rreshtim gjeopolitik. Escobar do të ketë një axhendë gjeopolitike me qeverinë dhe gjerat e veta për situatën në PD, që mori zjarr nga non-grata e Berishës nga SHBA”, tha Zheji.