Ervin Resuli: Ja pse duhet një mandat i tretë për Ramën! Sfidat e fermerëve

Ervin Resuli: Ja pse duhet një mandat i tretë për Ramën! Sfidat e fermerëve

Viti 2021 duket se do të ketë një ndryshim për sa i përket menaxhimit të bujqësisë. Buxheti për bujqësinë ka një rritje prej 20% krahasuar me atë të një viti më parë dhe se pritshmëritë janë të ketë punësim në këtë sektor. Nga ana tjetër, eksperti për bujqësine Ervin Resuli shprehet se sërish ky investim është larg. Në reagimin e tij resuli shprehet se:

1-Fermerët janë më pak të mbështetur, nga buxheti shtetit ata marrin vetëm 0.4%.

2- Sistemi i vaditjes dhe kullimit nuk kryen funksionin akoma.

3- Nafta për të punuar tokën 150 lekë/litri .

4‐ Titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore, një kazino  për drejtuesit e Kadastrës.

5- Industria e perpunimit të qumështit me sytë nga Rajoni.

6-  6% tvsh te Hoteli dhe 20 % tvsh tek kosi.

7-Shërbimi Veterinar pa kokë dhe në kaos total .

8- Drejtori i  AKU një jurist politik me eksperiencë zero në fushën e sigurisë ushqimore, pa folur për kryeinspektorët e rretheve.

9- ISUV laboratori i vetëm që ka jetët tona në dorë është jashtë sherbimi”.

Ky qëndrim për sa i përket mungesës së investimeve  në sektorin e bujqësisë vijnë edhe pas premtimit se në 2021 do të hiqet akciza e karburantit për fermerët, e taksës së karbonit dhe e taksës së qarkullimit. Por edhe për këtë premtim nuk ka një datë se kur do të hyjnë në fuqi. Apel/Media