Pak kush e di se sot është dita ndërkombëtare e televizionit. Në fakt në një vend si Shqipëria ku televizioni konsumohet ende në masë, duke ia marrë në kthesë edhe radiove apo gazetare, një ditë e tillë duhet më së shumti, të kthejë në vëmendje të gazetarëve dhe opinionbërësve, sesa e rëndësishme është të informosh dhe argëtosh audiencën e gjerë, me etikë, profesionalitet dhe pa anshmëri, në funksion të interesit publik.
Gazetarët duhet të minimizojnë daljet e politikanëve, kryesisht atyre të përfolur për korrupsion.
Të qëndrojnë larg servilizmit, duke kërkuar “gjilpërën në kashtë” apo edhe ku fshihet “djalli” në çdo deklaratë për shtyp.
Ata duhet të jenë pararoja e mbrojties nga abuziviteti politik.
Sot kjo ditë në mënyrën sarkazmë, është sjellë në vëmëndje nga Erion Kristo, një prej personazheve më të njohura në rrjetet sociale, që denoncon në mënyrë satirike fenomene të tilla.
Erioni ndan me miqtë në fb, këtë status:
Sot është Dita Botërore e Televizionit. Nuk e mohoni dot që unë kam kontribute.
Erioni njihet si përkrahës I interest publik, e denoncues i shpërdorimit të vlerave dhe aseteve kombëtare./ apel.media