Erion Braçe revoltohet për rritjen e çmimit të kafes/ Akuzon politikanët që kanë frikë të flasin se janë të kapur




Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, tani deputet i PS, ka reaguar i revoltuar me rritjen e çmimeve per buken e kafen.

Sipas tij, vetë politikanët kanë frikë të flasin për rritjen e çmimeve, pasi janë të kapur.

Reagimi plote :

“Do rrisin çmimin e kafesë se duan!

Ky eshte pazari banal ne kete vend, treg as qe mund te quhet ndonjehere.

Lexojeni cfare thone:“U rrit hekuri, çimento, gruri, kështu që teknikisht do rritet edhe kafeja.

Kemi 20 vjet se kemi rritur çmimin e kafesë”.

Gjejeni lidhjen!

Keshtu ndodh kur ketu ka frike te flase kush per rregull, ligj, konkurrence, abuzim; thjesht pranohet gjithcka qe zhvatesit bejne”, shkruan Braçe.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së atij që e pasoi në këtë detyrë, Arben Ahmetaj, i cili tha se rritja e çmimit të bukës është e përballueshme.