Erion Braçe paralajmëron/ Do rritet edhe çmimi i ujit të ambalazhuar do ta shihni!

Deputeti socialist Erion Braçe, befason teksa paralajmëron se çmimi radhës qe do rritet eshte ai i ujit të ambalazhuar. Pasi sipas tij shoqatat e konsumatoreve e atyre te produkteve prodhuese, po sillen si Kartel.

Kete #NJOFTIM ja degjova prej TV-se, nje sekretari shoqate;

CMIMET PO RRITEN KESHTU:
Del kryetari apo sekretari i shoqates prodhuese e tregetuese dhe njofton vendimin e tyre per te rritur cmimin e produktit.

SHOQATAT PO SILLEN SI KARTEL;
Anetaret e tyre-operatore ekonomike, bashkerendojne sjelljen, caktojne cmimet ne rritje, secili e njeh vetes e te tjereve pjeset e tregut, i ruajne ato dhe me cmimet e caktuara ne rritje, ruajne gjithashtu dhe pjesen e paprekur te fitimeve.

Ne fillim, ne mars ishte karteli i PLEHRAVE KIMIKE qe njoftoi rritjen e cmimeve-tani i ka dyfishuar, pastaj ai i hidrokarbureve, pastaj akoma ai i importit, prodhimit te miellit e tregetimit te tij, e ndoqi shoqata e prodhuesve te bukes, fill pas tyre beri njoftimin e saj shoqata e bareve e restoranteve qe do rriste cmimin e kafese ne filxhan, ne rradhe eshte shoqata e prodhuesve qe ka produkt edhe ujin e ambalazhuar!

TREGJET PO DEFORMOHEN KESHTU;
NUK KA KONKURRENCE, THJESHTE I PRANOJNE PJESEN DHE FITIMET NJERI TJETRIT DHE CAKTOJNE E NJOFTOJNE CMIMET!

Praktikisht ne kemi EKONOMI TREGU, por cmimet ne te i caktojne dy, tre, kater, pese kompani, me keq nje shoqate per treg, te gjitha per ekonomine.

Dem me te madh nuk ka!
MBI QYTETARET NATYRISHT!