Ergys Alushi: Çdo vit nëpër katunde e krahina të Labërisë, vriten 20-23 njerëz nga hasmëritë

Kuvendi  zakonor i Labërisë,

28 nëntor 1924 në Kuç.

Ky ishte një problem i madh për labërit, për patriotët, të cilët që në datën 10 nëntor të vitit 1924, në organet e shtypit të atërherëshëm njoftohej me shpallje për të gjithë labërit, kudo që ishin në Shqipëri, për t’u mbledhur në një Kuvend të madh të Labërisë.

Në vjeshtën e vitit 1924, në krye të organizimit të këtij Kuvendi, ku përfshiheshin të gjitha krahinat e trevës së Labërisë, ishin mendimtarët Halim Xhelo dhe Sali Hallkokondi., ky i fundit u zgjodh dhe kryetar i komisionit (në 1923 kishte botuar edhe librin “Historia e Shqipërisë së re”, e cila nxiti intelektualët e tjerë të shkruanin histori të Shqipërisë )

300 delegatët e këtij Kuvendi u zgjodhën me pleqësi nga të gjitha fshatrat, por kishte delegatë edhe nga Oroshi i Mirditës, Pulti i Dukagjinit, Sllova  e Dibrës, Luma e Kukësit, Çamëria, Struga dhe Myzeqeja.

Deri në prag të këtij Kuvendi u pajtuan 207 gjaqe dhe kjo gjë bëri që të tronditej thellë kjo plagë e dhimbje njerëzore.

Kuvendi Zakonor i Kuçit u mbajt me një sukses të jashtëzakonshëm.

Fan.S.Noli, kryetari i Qeverisë së asaj kohe, erdhi vetë në Vlorë më 27 nëntor, por meqenëse forcat zogiste kishin hyrë në Dibër, u detyrua të kthehej nga Vlora për në Tiranë.

Au dërgoi të deleguar,  prokurorin e tij, Abdul Kuçi, dhe përfaqësuesin e shoqërisë “Bashkimi”, Ramadan Armenin.

Si rezultat i këtij Kuvendi, deri në maj 1925, në të gjitha krahinat u pajtuan 418 gjaqe dhe kjo bëri që të krijohej një harmoni më e madhe midis fiseve e familjeve, midis fshatrave dhe krahinave.