Erdogan: Xhamia e Shën-Sofisë i kaloi Entit të Çështjeve Fetare dhe do të hapet për adhurim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se pas hapjes së Shën-Sofisë për adhurim me vendimin e Gjykatës së Larte Adminsitrative (Këshilli i Shtetit) ajo do t’i kalojë Entit të Çështjeve Fetare.

Zyra e 10-të e Këshillit të Shtetit anuloi vendimin e Këshillit të Ministrave me datë 24 nëntor 1934 për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze. Në këtë mënyrë u hap rruga që Shën-Sofia të hapet për adhurim.

Presidenti Erdogan në mesazhin e postuar në llogarinë në median sociale “Twitter” duke shkruar “Qoftë për të mirë” deklaroi se xhamia e Shën-Sofisë i kaloi Entit të Çështjeve Fetare.

Vendimi i Presidencës që Xhamia e Shën-Sofisë t’i kalojë Entit dhe të hapet për adhurim u publikua në Fletoren Zyrtare. /TRT