Erdogan: Turqia do të jetë një prej qendrave më të mëdha të prodhimit të automobilave elektrikë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se në vitin 2020 Turqia eksportoi mbi 900 mijë automjete në 180 vende në 5 kontinente të botës.  

Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e Vizionit për të Ardhmen të Ford Otosan, të zhvilluar në Pallatin Presidencial.

“Në të ardhmen e automobilave, qendra më e madhe e prodhimit të automobilave elektrikë dhe mjeteve tregtare që varen prej tyre (Investimi i Ford Otosan) do të jetë Turqia.

Në vitin e kaluar ne eksportuam mbi 900 mijë automjete në 180 vende në 5 kontinente. Me kapacitetin e eksportit që zotëron (Ford Otosan), ky investim do të sigurojë një kontribut serioz në ekuilibrin e deficitit”, tha Erdogan.  

Ai tha se projekti i automobilave të Turqisë vazhdon me shpejtësi dhe shtoi: “Shpresojmë të ulim në tokë automjetet e para të prodhimit masiv deri në fund të vitit 2022. Ne synojmë të jemi lider në Evropë dhe 5 më të mirët në botë në 10 vitet e ardhshme në prodhimin e automjeteve të energjisë elektrike dhe automjete autonome komerciale të lidhura me ato”, tha Erdogan.

Ai nënvizoi gjithashtu se janë të vendosur ta bëjnë Turqinë një nga qendrat më të rëndësishme të prodhimit të baterive në botë. /TRT