Erdogan: Synojmë të krijojmë sektorin tonë energjetik të bazuar në burimet vendore

Presidenti Recep Tayyip Erdogan duke thënë energji e pavarur, Turqi e fuqishme, bëri të ditur se Turqia, për aq sa është e mundur, synon të krijoj sektorin energjetik të bazuar në burimet vendore.

Presidenti Erdogan mori pjesë në Ceremoninë e Inaugurimit kolektiv të Projekteve të Energjisë dhe Burimeve Natyrore në rrethin Manisa me një lidhje të drejtpërdrejtë nga rezidenca në Pallatin Vahdettin në Stamboll.

“Që kur erdhëm në pushtet (në vitin 2002) kemi bërë që Republika e Turqisë të jetojë 18 vitet më të suksesshme. Ndërkohë që para nesh kishte gaz natyror në 5 qytetet e mëdha, sot ka në 81 rrethet e tëra të Turqisë”, tha kreu i qeverisë turke.

Duke theksuar se kanë bërë një investim në total prej 27 miliardë lirash turke në shpërndarjen e gazit natyror nëpër të gjithë Turqinë, Erdogan tha: “Ne do të vazhdojmë investimet tona të gazit natyror gjithashtu edhe në vitin 2021.”.

Ai tha se kohët e fundit kanë kapërcyer shumë fatkeqësi, kanë kapërcyer shumë pengesa dhe janë sulmuar në mënyra të ndryshme, dhe shtoi: “Për inat të atyre që shpresojnë që Turqia të pengohet e rrëzohet e të shkojë drejt kaosit, ne po e përgatisim vendin tonë për një të ardhme të ndritur.”

“Fuqia e instaluar e energjisë tonë gjeotermale e cila kur erdhëm në pushtet (në vitin 2002 ) ishte vetëm 18 megavat, sot ka arritur në 1.613 megavat. Me këtë shifër në energjinë gjeotermale Turqia renditet e para në Evropë dhe e katërta në botë.

“Duke thënë energji e pavarur, Turqi e fuqishme, me aq sa është e mundur, synojmë të krijojmë sektorin energjetik të bazuar në burimet vendore. Ne kemi trefishuar fuqinë e instaluar të energjisë në 96 mijë megavat. Ne synojmë që jo vetëm në energji, por të jemi një qendër edhe e teknologjisë së rinovueshme”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.