Erdogan reagon ndaj SHBA-së dhe BE-së: Arritët kulmin në racizëm, shikoni trazirat në vendet tuaja

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi të premten kundër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me ngjarjet në Universitetin e Bosforit, në Stamboll.

“Mos vallë duhet t’u themi këtyre «merreni vendin tonë, universitetin tonë të çmuar dhe bëni trazira si t’ju dojë qejfi»? Çfarë thonë Amerika dhe BE-ja? «Ne dënojmë ngjarjet në Bosfor.» Por edhe unë i them Amerikës që a nuk ju vjen aspak turp në emër të demokracisë për ngjarjet në Amerikës përpara zgjedhjeve? Sa kërcënime i drejtuan të gjithë njëri-tjetrit në ngjarjet e atjeshme! Ju arritët kulmin në racizëm. A s’ju kujtohet se si policët i shtrinë në tokë dhe i vranë qytetarët tuaj me ngjyrë? E si do të justifikoheni për këto përpara botës? Na e shpjegoni pak këtë”, deklaroi kreu i shtetit turk për gazetarët që e pyesnin lidhur me rendin e ditës, në dalje të namazit të xhumasë në Stamboll.

“(Presidenti francez, Emmanuel) Macron thërret nga ana tjetër. Ore Macron, ti kujdesu fillimisht për këta jelekëverdhët. Tani të gjithë jelekëverdhët, qytetarët e tu i ke rrugëve. Ju nuk po e zgjidhni dot këtë, ti zgjidh këtë çështje së pari. Në vendin tim tani nuk ekziston një problem i tillë. Tani këta synojnë të prishin edhe qetësinë tonë”, shtoi Presidenti Erdogan. /TRT