Erdogan: Nëse nuk respektohen kufizimet aktuale kundër COVID-19, mund të marrim masa shtesë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Qoshku i Vahdettinit në Stamboll, Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në Kongreset e 7. Zakonshme Rajonale të AK Partisë në rrethet Isparta, Burdur, Gumushane, Kastamonu dhe Sinop.

“Nëse kombi ynë u përmbahet me ndjeshmëri rregullave të higjienës, maskës e distancës, si dhe këtyre masave që nisën këtë fundjavë, me lejen e Allahut ne do ta përmbysim grafikun e pandemisë brenda disa javësh. Përkundrazi do të na duhet të vazhdojmë kufizimet, madje dhe ndoshta të ndërmarrim masa shtesë”, theksoi ai.

Më tej, Erdogani i bëri thirrje Bashkimit Evropian për të mbajtur premtimet që i ka dhënë Turqisë. /TRT