Erdogan: Kemi avancuar mjaft për vaksinën kombëtare antiCOVID, do të hapim shkollat

Kreu i shtetit turk u prononcua për mediat pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.

Pasi u shpreh i kënaqur nga rezultatet e investimeve dhe mbështetjes për zhvillimin e vaksinë kombëtare antiCOVID, Erdogani bëri me dije se 5 nga gjithsej 13 hulumtimet e shkencëtarëve turq për këtë vaksinë janë pranë fazës së testimit mbi njerëzit.

Ai njoftoi gjithashtu se një kompani farmaceutike, e cila ka infrastrukturë adekuate, zotëron kapacitetin e nevojshëm për të prodhuar 20 milionë doza në muaj.

“Kjo shifër mund të arrijë në mbi 50 milionë doza në muaj pasi një kompani jona e dytë të përfundojë infrastrukturë e saj të prodhimit. Deri muajin e ardhshëm do të prodhohen 1 mijë doza për testimet mbi njerëzit”, theksoi lideri turk.

Duke u ndalur edhe mbi arsimin “ballë për ballë” (me prani fizike në shkolla), i ndërprerë në kuadër të masave kundër llojit të ri të koronavirusit, Presidenti Erdogan tha se nxënësit e klasave të 2-ta, të 3-ta, të 4-ta, të 8-ta dhe të 12-ta do të shkojnë fizikisht në shkollë duke respektuar rregullat e higjienës, maskës dhe distancës.

Vlen të kujtojmë se nxënësit e klasave të 1-ra (fillore) në Turqi shkojnë fizikisht në shkollë që prej fillimit të vitit të ri arsimor.

Erdogani lajmëroi mes të tjerash edhe se mbi 500 mijë nxënës/studentë do të pajisen falas me kompjuterë apo tableta duke filluar nga java e ardhshme. /TRT