Erdogan: Jemi krenarë për sistemin tonë shëndetësor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se gjatë kohës së epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), Turqia plotësoi kërkesën për mbështetje me materiale mjekësore të 150 vendeve dhe 6 organizatave ndërkombëtare.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Shëndetësor dhe Qendrës së Kërkimeve në Universitetin Kocaeli.

Ai theksoi se gjatë epidemisë u kuptua shumë më mirë vlera e investimeve në shëndetësi dhe shtoi: “Spitalet e qytetit u bënë një nga institucionet shëndetësore nga të cilat përfituam më shumë dhe që u bëmë më shumë krenarë”.

“Asnjë qytetar nuk e kemi kthyer mbrapsht nga dyert e spitalit, nuk kemi neglizhuar kurimin e asnjë pacienti”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Ai shtoi gjithashtu se Turqia plotësoi kërkesën e 150 vendeve dhe 6 organizatave ndërkombëtare për mbështetje me materiale mjekësore. /TRT