Erdogan: Banesat e reja do të jenë një shenjë e re e miqësisë midis Turqisë dhe Shqipërisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se banesat e reja që ndërtohen për viktimat e tërmetit që mbetën pa shtëpi në tërmetin e Shqipërisë do t’i dorëzojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Me një lidhje të...
Erdogan: Banesat e reja do të jenë një shenjë e re e miqësisë midis Turqisë dhe Shqipërisë
Foto: Erdogan: Banesat e reja do të jenë një shenjë e re e miqësisë midis Turqisë dhe Shqipërisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se banesat e reja që ndërtohen për viktimat e tërmetit që mbetën pa shtëpi në tërmetin e Shqipërisë do t’i dorëzojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Me një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kompleksi Presidencial, Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së themeleve të 522 shtëpive në Shqipëri që ndërtohen nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit dhe Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit të Strehimit të Turqisë (TOKI).

Duke theksuar se projekti do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të miqësisë midis dy vendeve, Erdogan tha: “Këto shtëpi do të jenë një shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri. Sa më shpejt të jetë e mundur, ne do të përfundojmë fazën e parë të shtëpive dhe do t’ua dorëzojmë vëllezërve tanë që humbën shtëpitë e tyre në tërmet”.

Edhe ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum në fjalën e tij në ceremoninë e hedhjes së themelit tha se shtëpitë e tërmeteve që do të ndërtohen do të forcojnë më tej ligjin shekullor të miqësisë dhe vëllazërimit midis dy vendeve.

Kurum deklaroi se vendbanimet do të dorëzohen pas 8 muajsh.

Më 26 nëntor 2019 në orën 3:54 të mëngjesit me kohën lokale në Durrës, 30 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Tiranë, ra një tërmet i fuqisë 6,3 ballë. /TRT