Epoka e tretë e aviacionit sapo ka nisur , realizohet fluturimi i hidroavionit të parë në botë me energji elektrike

Hidroavioni i parë në botë me energji elektrike ka fluturuar në Vancouver të Kanadasë..

Në fluturimin e shkurtër të realizuar nga Harbour Air dhe magniX, përfshiu një avion me 6 pasagjerë të pajisur me një motor elektrik.

Kompania tha se ky është një hap i madh në ndërtimin e “flotës së parë komerciale elektrike në botë”.

Iniciativa drejt prodhimit të avionëve elektrikë mund të ndihmojë në uljen e përdorimit të karbonit në sektorin e aviacionit ku ndotja është shumë e lartë.

“Ky fluturim historik nënkupton fillimin e epokës së tretë në aviacion, epokën elektrike,”- thanë Harbour Air dhe magniX në një deklaratë./apel.media