Epidemiologu Erion Dasho/ A NA DUHET NJË SHTET I TILLË?!

Pas statusit të djeshëm, ku argumentoja se maskat janë TË NEVOJSHME dhe TË DOBISHME, po jo TË MJAFTUESHME si masë për kontrollin e epidemisë së COVID më bëri përshtypje komenti i një kolegu. Pak a shumë në këto linja:

“Doktor, sistemi ynë shëndetësor nuk ka mundësi të ndërtojë një përgjigje ndaj COVID. Të paktën popullata të mbajë maska dhe të ulë disi impaktin e epidemisë.”

UNË ME KËTË DEKLARATË DISFATISTE NUK JAM ASPAK DAKORD!!!

Së pari, Ministria apo Komiteti asnjëherë nuk deklaruan se nuk kanë mundësi. Përkundrazi, në prill deklarohej se ishim 10 herë më mirë se Gjermania, kurse sot akoma flitet për situatë nën kontroll dhe përgjigje efektive!

Antarët e Komitetit kanë që në prill-maj që deklarojnë kalimin e pikut. Sipas “kompetentëve” të tjerë piku i fundit ishte në fund të korrikut. Për fat të keq, COVID nuk u bindet parashikimeve të epidemiologëve amatorë të komitetit!

MJAFT ME HIPOKRIZI DHE AMATORIZËM!

Përgjigjja që nevojitet të ndërmerret ndaj COVID nuk është ndërhyrje e tipit të kirurgjisë robotike! Thjesht pesë masa bazë:

1. Pesë apo dhjetë fishim i numrit të testeve për një periudhë dy ose tre mujore.

2. Vendosja e një sistemi të survejancës epidemiologjike dixhitale (personalisht ja kam ofruar një sistem të tillë FALAS Ministrisë në 16 mars dhe akoma ua ofroj po FALAS).

3. Furnizimi i 1,600 mjekëve të familjes me nga 20-30 pajisje puls-oksimetër secili.

4. Pajisja e spitaleve rajonale me rreth 20 aparate CPAP/BiPAP secili.

5. Krijimi i një website ku të afishohen protokollet e trajtimit të COVID për çdo nivel kujdesi: shtëpi, spital rajonal, spital terciar dhe komplikacione (këto mundësisht të përkthyera nga anglishtja dhe jo nga kinezçja).

Kaq si fillim dhe si masa emergjente do të mjaftonin për të ndalur rritjen e mëtejshme të epidemisë në këtë stad dhe për të shmangur kongjestionin e pritshëm tek Nënë Tereza dhe Shefqet Ndroqi.

Stina e vjeshtës kërkon natyrisht masa më komplekse, por këto masa do të na nxjerrin nga kriza ku ndodhet aktualisht sistemi ynë shëndetësor.

Këto masa së bashku nuk kërkojnë burime njerëzore shtesë dhe mund të përballohen me disa milion dollarë. Pagesa mujore e konçesioneve PPP në shëndetësi!!!

Për t’u zbatuar ky plan, kërkohet vizion, planifikim dhe organizim, cilësi këto thellësisht defiçititare në drejtuesit e sistemit tonë shëndetësor.

MOSMARRJA E KËTYRE MASAVE NGA DREJTUESIT E SHTETIT SHQIPTAR ËSHTË OSE PAAFTËSI, OSE PAPËRGJEGJSHMËRI!!!

NË TË DY RASTET, KY ËSHTË NJË SHTET QË NUK NA BËN MË PUNË…