Jemi në sezonin më të ndjeshëm dhe rastet e individëve me grip janë shtuar ndjeshëm. Gripi AH1N1 dhe virusi B1 po qarkullojnë në vendin tonë dhe në pjesën më të madhe të Europës, ku sipas raportimeve të mjekëve rreth 11 mijë të prekur u janë drejtuar spitaleve.
Për këtë çështje ka folur më tepër Eksperti i Institutit Publik Artan Simaku, i cili është shprehur se simptomat janë ato klasiket, temperaturë, dhimbje fyti dhe kollë, por që sipas tij deri më tani situate është normale.
Artan Simaku: Të dy këto viruse janë të përfshirë në vaksinën e gripit. Situata është normale dhe e zakonshme për klimën.
Simaku apelon qytetarët që t’i drejtohen mjekut të familjes, sapo të vërejnë simptomat e para të gripit.
Artan Simaku: Duhet të zbatohet dhe sistemi i referencës, nuk duhet të shkaktohet direkt në Spitalin Pediatrik dhe në Urgjencat e spitaleve duke shkaktuar një mbipopullim të panevojshëm. Një këshillë për nënat me fëmijë të vegjël, të cilët nëse kanë temperaturë apo shenja gripi nuk duhet të shkojnë në farmaci që të marrin një medikament dhe ndërkohë që presim të bëhen mirë shfaqin komplikacione.
Instituti i shëndetit publik apelon qytetarët që të kujdesen për shëndetin, pasi kulmi i epidemisë, pritet të shfaqet në muajin shkurt./apel.media