Epidemia e derrit  të egër  rrezikon edhe Shqipërinë-Gjahtarët i bëjnë apel qeverisë

Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë i  ka dërguar  një letër Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Kjo letër është dërguar në  kuadër të përballimit të epidemisë së derrit të egër, e cila mësohet se  është përhapur në Bullgari, ndërsa në Kosovë dhe  në  Maqedoni janë marrë masa parandaluese.

Pëermes një deklarate  në faqen e saj zyrtare, FKSHGJ-së  ka komunikuar  se i ofron bashkëpunim qeverisë  për ruajtjen e biosigurisë në vendin tonë. Shoqata e Gjahtarëve të Shqipërisë i ka bërë  thirrje qeverisë që të organizojë seminare dhe që të zbatojë kërkesat e BE-së për mbrojtjen  e këtyre  gjallesave.

Deklarata e plotë

Deklarata e FKSHGJ-së për marrjen e masave parandaluese ndaj përhapjes së etheve të derrit të egër:

Ethet e derrit Afrikan vazhdojne te shkaktojne shqetesime te medha ne komunitetin e gjuetareve.

Ne date 21 nentor 2019 ne Bruksel u organizua nje Konference e perbashket mes perfaqesuesve te BE dhe FACE(Federata Europiane e Gjuetise dhe Konservim).

Fakti qe kjo semundje eshte konstatuar shume afer Ballkanit Perendimor ne 38 raste ne Poloni(ku per parandalimin e saj eshte mobilizuar dhe ushtria) dhe dhe ne 8 raste eshte shfaqur ne Bullgarine e Jugut shume afer kufirit Greke eshte shqetesim edhe per rajonin tone.

Federata Greke dhe shoqatat rajonale te gjuetise jane duke u trajnuar nga specialiste te veterinarise.Nje monitorim te tille me drejtimin e Ministrive te Bukqesise dhe Zhvillimit Rural dhe institutet shteterore te te veterinarise eshte duke u bere edhe ne Kosove dhe Maqedoni.

Edhe pse shqetesim Europian ku te gjitha shtetet kane marre masa me trajnime e seminare te organizuar nga sherbimet veterinare me komunitetin e gjuetareve ne Shqiperi asnje levizje.

A thua se Shqiptaret kane fituar imunitet nga kjo semundje qe rrezikon jeten e njerezve por edhe sherbene si reaksion zinxire te kafshet e tjera mishe ngrenese.

Ishte kjo aresyeja qe Federata jone i eshte drejtuar me nje leter Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit dhe Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit qe ne permbushje te detyrimeve te BE-se te ofrojme bashkepunimin tone ne ruajtjen e biosigurise.

Askush me mire se gjuetaret nuk mund te monitoronin dhe te jepnin informacione ne kohe reale per strukturat shteterore.

FKSHGJK./ apel.media