Enton Abilekaj për skulptorin Bajo/ Pati fatin-fatal të çdo shqiptari, jo si 122 deputetët apo si 200 biznesmenët e mëdhenj

Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar për vdekjen e parakohshme të artistit, Arben Bajo:

Ishte nder skulptoret me te mire, jo nder 122 deputetet qe votojne sipas urdherit, jo nder 200 bizensmenet me te medhenj, po nder 2-3 skulptoret me te mire te nje vendi qe artet figurative, i ka lene ne derexhene e perfaqesimit nga nje ish- piktor qe iu dorezua politikes pas perpjekjeve te deshtuara per t’ja dale jeteses se denje me artin.

Arben Bajo ia doli me dinjitet, me sukses nderkombetar, nuk u dorezua. Ishte pasuri e ralle, qe si gjithe pasurite e ralla te vendit, frymore ose jo, lihen te meshire te fatit, qe ne 108 vitet e fundit (dhe te parat) ka qene i keq per Shqiperine.

Arben Bajo nuk ia doli ama te merrte statusin e deputetit qe çohet ne Turqi per tu kuruar, as fatin e biznesmenit qe shkon ne Austri, as fatin e drejtorit qe shkon ne Gjermani. Ai pati fatin-fatal te çdo shqiptari dhe u nda nga jeta per 10 dite.

Arben Bajo nuk ia doli te ishte i privilegjuari ne nje regjim qe eshte ngritur mbi korrupsionin dhe servilizmin dhe si rrjedhim u sherben atyre. Ai nuk diti te pershtatej ne nje vend ku hijet jane me te gjata se njerezit dhe iku atje ku dielli nuk perendon.

Ata qe e shtireshin si miqte e tij dhe e lane te dergjej pa shprese ne shtratin e vdekjes, nuk ngurrojne te bejne requieme, nuk ndihen ne faj, sepse nuk ndiejne asgje per askend. Sikur te heshtnin do ta nderonin kujtimin e artistit qe iku, sikur te heshtnin te pakten nuk do na kujtonin pergjegjesine e tyre.