Ekskluzive Apel Media/ Enkelejd Dyrmishi, ekspert fiskal: 1 shqiptar duhet të shlyeje 5000 euro borxh publik

Buxheti i 2021 nuk ka asnjë parashikim si zë për të menaxhuar covid – 19, ndaj për këtë arsye duhet të merret me rezerva, pasi parashikon rritje te të ardhurave buxhetore por të dhënat e që vijnë nga karantina , bëhet  tërësisht i pabesueshëm.

Në intervistë për Apel Media, Enkeljd Dyrmishi, ekspert fiskal është shprehur se buxhetin e miratuar në parim do ta marrim me dyshim. “Është parashikuar 5.5 % rritje ekonomike për 20201, buxheti është projeksion dhe e kemi miratuar kur të gjitha vendet e Bashkimit Europian po marrin masa për një valë të dytë”. Ndërsa në buxhet  përveç nismës për të nisur rindërtimin nuk kemi terma konkretë për sa i përket masave kundër pandemisë.

Nga ana tjetër, Dyrmishi shprehet se parashikohen rritje të ardhura buxhetore por nëse kemi një mbyllje të pjesshme, patëm recesion me -10% të ekonomisë. Vetë FMN është shprehur me rezerva për sa i përket pikëpamjeve pozitive  për rritjen ekonomike.

Sektori i taksave i cili është cilësuar i brishtë  dhe i paqëndrueshëm, ka qenë i ndryshueshëm dhe nuk nuk e ka të matshëm efektin.

Për këtë arsye, deklarimi nga ana e qeverisë për rritjen e pagës minimale prej 4000 lekësh, sipas ekspertëve nuk ka të bëjë me rritje page por me ri indeksim të saj kur i referohemi normës së inflacionit.

Ndërsa mungesa e optimizmit për rritjen ekonomike ka të bëjë edhe me faktin se do të vazhdojnë të mungojnë investimet e huaja. Kjo e fundit ndodh për shkak të paqëndrueshmërisë së paketës fiskale. Dyrmishaj thotë se “Nuk kemi një politikë fiskale që të bëhemi atraktive për bizneset e huaja. Investimet e huaja nuk i pengon pandemia por besueshmëria. Nuk mund të pretendojmë  dhe të presim që investitorët e mëdhenj të vijnë tek ne, kur ne nuk kemi treguar që dimë të menaxhojmë investimet e vogla”.

Sfidë për 2021 mbetet shlyeja e borxhit publik. Kjo për faktin e thjeshtë se për shkak të pandemisë por edhe për shkak të PPP-ve.

“Kemi një borxh që së bashku me PPP po shkon në të njëjtin nivel sa PBB. Pesha që zë ky borxh, do të thotë që qeveria të punojë një mandat qeveritar, që të mos shpenzojë asgjë për të shlyer borxhin”.

Në një përllogaritje të bërë nga ekspertët:  Ne jemi 2.8 mln banorë dhe sipas ekspozimit të borxhit, kemi 3800 borxh publik dhe së bashku me PPP shkon 5000 euro. Paga mesatare është 400 euro. Një anëtar i familjes duhet të punojë 5 vjet që të shlyejë borxhin publik për familjen”./ Ekskluzive Apel.Media