Ëndrra e Bashës për t’u bërë Kryeministër/ Astrit Patozi: Nuk kemi nevojë për një Ramë tjetër

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka folur rreth rolit të opozitës në në krizën politike. I ftuar në emisionin “Repolitix”, Patozi tha se opozita nuk po bën agjë për të kufizuar pushtetin e E...

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka folur rreth rolit të opozitës në në krizën politike. I ftuar në emisionin “Repolitix”, Patozi tha se opozita nuk po bën agjë për të kufizuar pushtetin e Edi Ramës, pasi sipas tij i duhet lënë pak hapësirë që të keqpërdorë pushtetin.

Më tej ai shtoi se Partia Demokratike nuk ka ende një vizion të qartë për qeverisjen e të ardhmes.

“Nuk kemi nevojë të iki një Ramë dhe të vijë një tjetër. Ne kemi nevojë për një kryeminiter në kafaz.

Kryeministri jo vetëm si person por edhe si institucion është problemi këtu. Duhet ti lëmë pak hapësirë të këqpërdorë pushtetin.

Pse nuk e bën opozita këtë? Opozita ka hallin pse nuk përfillin Presidentin, kur dhe vetë Presidenti nuk duhet të merret me këtë.

Partia Demokratikie është e pafalshme, nuk ka ende një vizion si e vizaton ajo Shqipërinë e së nesermës. Të gjithë ne këtu e kemi. Partia Demokratike është duke shtyrë ditët e veta”,- u shpreh Patozi./old.apel.media