Arrestohen dy shqiptarë në Milano për vjedhje të banesave. Policia sekuestron në cilësinë e provës materiale ora të shtrenjta, sende me vlerë, stilolapsa etj.
Bëhet fjalë për dy 36-vjeçarët Altin Loku dhe Gjok Lleshi. Ata kishin kryer dy vjedhje në fund të nëntorit, ndërsa dyshohet se kryenin grabitje seriale. Ata u kapën në flagrancë në një makinë te dyshuar që përdorej për vjedhje, ku u gjetën bizhuteri, monedha dhe veshje.
Dy shqiptarët tashmë janë arrestuar, ndërsa ndaj tyre janë vërtetuar disa vjedhje të kryera në disa provinca të Italisë.
Dyshohet se kanë vjedhur më 25 shkurt në Colorno, 27 korrik në Parma, 25 nëntor në Monticelli, 10 dhjetor në Mezzani, më 14 dhjetor në Parma dhe më 19 dhjetor, në San Siro, Milano. Policia italiane njofton se kushdo që është pronari i objekteve të gjetura të vjedhura, mund të kontaktojë, që sendet të kthehen tek pronarët./apel.media