Emocione të forta, Ervin Gonxhe surprizohet nga djali i tij në 'BBV'

Emocione të forta, Ervin Gonxhe surprizohet nga djali i tij në 'BBV'

Violinisti i njohur Ervin Gonxhi është surprizuar mbrëmjen e sotme nga djali i tij Erani. 

Aty është improvizuar një kinema, ku muzikanti ka pohuar se kjo është një gjë që e bënte me djalin e tij, Eranin.


Dëshira e vetme që ka pasur violinisti ka qenë të përqafoj Eranin që të marr forcë për të vazhduar jetën.

“E kam përjetuar shumë. Shpirti im e di se sa po duron. Nuk mund ta shpjegoj,”tha ai.

Ervini u surprizua nga një telefonatë nga i biri, zëri i të cilit i kishte munguar pa fund.


Kjo telefonatë nuk përloti vetëm Ervinin por edhe banorët me Ledionin.

Kjo nuk mbaroi këtu pasi surpriza vazhdoi, një përqafim mes tyre nuk mund të mungonte.

Të dy bab e bir u çmallën dhe u përlotën në krahët e njëri-tjetrit.