Emiljano Shullazi mbetet në burg/Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për rivlerësim të masës

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e grupit ‘Shullazi’ për të shuar masën e sigurisë. Në kushtet kur gjykata e Krimeve të Rënda, e cila solli ngritjen e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsonit ...
Emiljano Shullazi mbetet në burg/Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për rivlerësim të masës
Foto: Emiljano Shullazi mbetet në burg/Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për rivlerësim të masës

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e grupit ‘Shullazi’ për të shuar masën e sigurisë. Në kushtet kur gjykata e Krimeve të Rënda, e cila solli ngritjen e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsonit të Organizuar, Emiljano Shullazi e grupi i tij kërkuan një ditë më parë rivlerësimin e masës së sigurisë.

Në seancën e sotme gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, depozitoi një shkresë ku legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të gjykuar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Një ditë më parë, përmes avokatëve mbrojtës Emiljano Shullazi paraqiti kërkesën për rivlerësim të masës së sigurisë, me argumentin se Gjykata e Posaçme duhet t’i konfirmonte masat në momentin që ndryshoi statusin brenda një afati 10 ditor.