Emergjenca energjike, Sevrani: Vendim i duhur, problem i vetëm rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare

Vendim i duhur shpallja e situatës së jashtëzakonshme energjike. Kështu e cilësoi vendimin e qeverisë drejtori i Divizionit Tregtar në OSHEE, Elton Sevrani në një emision televiziv.

Sipas Sevranit, prodhimi dhe importi i energjisë në Shqipëri është i njëjtë me vitet e mëparshme, por ajo që është ndryshe këtë vit është rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Situata energjetike në Shqipëri, në lidhje me furnizimin është një situatë e cila është e përafërt me vitet e tjera në lidhje me prodhimin dhe importin e energjisë elektrike. Dallimi kryesor i këtij viti është një trefishim i çmimeve të blerjes së energjisë në treg që është efekt direkt i tregjeve ndërkombëtare. Pra nuk do të ishte krijuar asnjë lloj situate e diskutuar apo problematike nëse do të ishim në situatën e vitit 2019. Patjetër që është e nevojshme shpallja e emergjencës për faktin se kambanat e alarmit kanë rënë, po studiohen tregjet dhe u mor vendimi i duhur. Janë të gjitha shenjat e krizë të ndërthurur energjetike dhe financiare”, tha Sevrani.