Emanuel Rakipllari: Korea e Jugut me 400 raste të reja në ditë në një popullsi me mbi 50 mln banorë

Menaxhimi  i pandemisë së COVID- 19 në vendin tonë edhe pse jemi më pak se 3 mln banorë mbetet shumë larg nga ajo që  shqipatrët të shpërndarë nëpër botë dëshmojnë nga vendet ku jetojnë. Emanuel Rakipllari, djali nga Korëa që ka ndërtuar jetën e tij në Korene e Jugut, ka darë eksoperiencën e tij për Apel Media.

Emanueli shprehet se ne tre ditët e fundit ka një rritje të numrit, pra janë rreth 400 raste të reja në ditë, ndërsa popullsia e Koresë së Jugut është mbi 50 mln banorë.  

Dhe sipas tij është shqetësim se nuk e dinë se kush është e ashtuquajtura “vatër” pasi në dy herët e para ishte organizimi masiv i njërës kishë dhe vatra e dytë ka të bëjë me protestat e 15 gushtit

Ndërsa për ata qytetarë që kanë humbur betejën me COVID – 19 janë qytetare të moshuar rreth 100 vjeë dhe që jetojnë në shtëpitë e të moshuarëve, ndërsa tek të rinjtë, pra mbi 60 vjeç, shënohen raste kur kanë pasur sëmundje të tjera të rënda bashkëshoqëruese.

Ndërsa për masa parandaluese në Korenë e Jugut, sipas Rakipllarit, janë maskat dhe larja e duarve. Ndërsa metrotë janë plot dhe jeta nuk ka ndalur.

Për momentin shkalla e menaxhimit është 1.5, çka do të thotë që të gjitha institucionet, shkollat, kopshtet, kinematë dhe stadiumet funksionojnë me kapacitet të plotë. Ndërsa pritet që të kalojë në masën 2, çka do të thotë që stafet do të punojnë me 1/3 e kapaciteteve. Për punonjësit që kanë punuar nga shtëpia janë paguar nga kompanitë ndërsa free lancer janë paguar dy herë, një herë 600 $ dhe një herë 1500 $.

Nga ana tjetër, turizmi I brendshëm është mbështetur nga ana e qeverisë dhe qytetarët janë të nxitur të pushojnë dhe të shpenzojnë pikërisht për udhëtime.