Pesë mijë fëmijë jetimë, do të mund të marrin trajtim shëndetësor falas në spitalin privat Continental.
Imami i njohur Elvis Naçi ka bërë publik lajmin,në faqen e tij në Facebook. Sipas tij është nënshkruar dhe një marrëveshje me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve.
Në këtë shoqatë janë të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë. Teksa tani një pjesë e tyre do të kenë një spital ku do të drejtohen për të marrë shërbime pa pasur nevojë për pagesë.
Postimi i plotë i Naçit:
Të nderuar motra dhe vëllezër shqiptarë ja arritëm kësaj ditë të madhe. 5 mijë jetimë, do të marrin trajtim shëndetësor falas në Spitalin Continental, si edhe ndihma ushqimore se bashku me artikujt shkollore në çdo fillim viti për të marrë një arsimim sa më cilësor. Për këtë u nënshkrua kontrata me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë. Falënderojmë pa fund çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e pastër dhe të punës me djersë, na e bëri të mundur këtë arritje të madhe./ apel.media