Elson Jaçaj: Mjekët përdoren politikisht, nuk po punojnë me qytetarët

Debatet politike për numrat e atyre që kanë humbur jetën nga Covid – 19 kanë sjellë dhe reagimet mes bluzave të bardha. Në një  reagim  në facebook, Elsona Jaçaj, kryetari i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, njëkohësisht edhe infermier në shërbimin e urgjencës, është shprehur se mjekët po përdoren politikisht. Dhe përtej reagimeve politike, Jaçaj, është shprehur se nevojat reale të mjekëve janë paga më të larta, kushte më të mira pune, siguri në punë, sigurimi i materialeve mbrojtëse në çdo kohë e sidomos në këto kohë pandemie.

Statusi i plotë:

“Sot jam ndjerë më keq se çdo herë tjetër kur shoh në çfarë gjendje ka rënë shëndetësia dhe një numër i madh mjekësh dhe infermierësh.

Në vend që këto ditë të ngrihet zëri për probleme dhe nevoja reale bëhen deklarata me prapavijë të kërkuar politikisht.

Personalisht nuk jam përkrahës i asnjë partie politike pasi në këto 30 vite asnjë nuk ka investu në shëndetësi por kushdo që ka qenë në pushtet e ka përdor si një burim për të vjelur të ardhura. Por që në 30 vjet nuk ka asnjë institucion të përfaqësojë mjekët dhe infermierët dhe asnjë herë si kam parë të ngrihen për atë çfarë ata duhet të ngrihen si:

Paga më të larta

Kushte më të mira pune

Siguri në punë

Sigurim i materjaleve mbrojtëse në çdo kohë e sidomos në kohë pandemie

Që të dalin në deklarata ata që vërtete janë profesionistët e kësaj fushe (virologët, pneumologët, infeksionistët etj e jo të dalin mjekë urgjencash,neurolog apo politikan).

Nuk kam parë mjek që të dalin të këshillojnë popullatën më të vërtetë se si duhet të veprojnë, si të reagojnë e si të ruhen, por çdo ditë tv dhe portalet japin vetëm anën negative, vdekje, pasiguri etj.

Nuk kam pare te ngrihen e te reagojne sesi po humbasin dita dites jeten koleget e tyre mjek e infermier kudo.

Nuk kam parë që të dalin të flasin atë që ata dinë, që shikojnë dhe që besojnë vetë dhe jo atë çfarë i kërkojnë.

Ne që jemi të fushës dhe që fatkeqësisht një numër i vogël e kanë lënë veten pa përlyer në këtë pandemi nuk duhet të heshtin por të thonë të vërtetën.

Të gjithë e dimë ca ndodh në spitalet covid, të gjithë e dimë ca ndodh në spitalet private dhe klinikat private, të gjithë e dimë ca ndodh në vendin tonë por fatkeqësisht shumë pak gjejnë hapësirën për të folur të vërtetën.

Çdo gjë është blerë në këtë vend, TV, Gazetarët, portalet, Spitalet private, klinikat private, mjekët, infermierët dita ditës po blihet dhe oksigjeni deri sa t’ja marrin shpirtin këtij vendi.

Sot në vend që të dalin në deklarata të këshillojnë popullsinë si të bashkëpunojnë me mjekët dhe infermierët që kjo pandemi të kaloj me sa më pak viktima e që njerëzit të luten për të gjithë stafin mjekësore që në këto kohë duhen vlerësuar në çdo lloj forme fatkeqësisht në vendin tonë çdo gjë politizohet.

Njerëz e keni fajin vetë që heshtni…

Njerëz e keni fajin vetë që besoni çdo gjë që u thuhet në lajme, në TV, në portale…

Njerëz mos prisni ta provoni në kurrizin tuaj që të besoni, sot është momenti që mos të heshtni më./ Apel.Media