VIDEO- Elon Musk befason në Samitin Qeveritar Botëror/ “Ka jetë gjallesash të panjohura në Univers, unë mund të jem njëri prej tyre”

Samiti Qeveritar Botëror që po mbahet këto ditë në Dubai, organizuar nën përkujdesjen e  Sheik H.E. Mohammad Al Gergaëi, Ministër i Punëve të Kabinetit dhe të Ardhmes në Emiratet e Bashkuara Arabe, njëherësh djali i mbretit të Dubaitka ka ofruar biseda interesante me personalitete të ndryshme të botës.

Një nga bisedat që ka mbajtur frymën e gjithë pjesëmarrësve ishte ajo e zhvilluar me CEO e Tesla-s Inc., njëherësh edhe themelues i SpaceX, i cili u pyet nga trashëgimtari mbretëror mbi shumë çështje që i përkasin të ardhmes, të tilla si: A ka jetë në sistemet e tjera planetare, çështjet mbi multiverset, inteligjencën artifiaciale dhe sesi ajo do adoptohet për risitë e shërbimeve të rracës njerëzore, e deri tek planet afashkruatra të popullimit të planetit Mars, apo qytetit nëntokësor etj.  

 Ceo-s i Tesla-s, Elon Musk, tha se inteligjenca artificiale pashmangshmërisht do ndryshojë mënyrën sesi njeriu sot jeton. E ardhmja sipas tij do të jetë e afërt dhe ndryshe. Do të këtë punë që robotët do ti bëjnë më mirë se njëriu ndaj edhe miliona njerëz do të heqin dorë nga puna që bëjnë aktualisht. Automatizimi do të sjellë prosperitet për njerëzimin.

I pyetur nga Sheiku mbi planet e tij në sistemin tonë diellor dhe zhvillimin e njerëzimit në të ardhmen, ai tha se janë disa projekte sic është ai i popullimit të planetit Mars, apo krijimi i qyteteve nëntokësore për të shmangur trafikun mbitokësor.

Musk : “Shpirtrat evoluar krijojnë realitete! Kushdo mundet të krijojë. Është njëriu që zgjedh të shohë brenda vetes për të zgjedhur të jetë lider apo ndjekës.”

Pyetjes nëse ka jetë të tjera inteligjente në sistemet diellore përfshi dhe sistemin tonë diellor, Musk iu pergjigj: “Ëshë  krejtësisht e mundur, ekzistenca e qenieve superinteligjente të cilat e vëzhgojnë planetin tokë dhe rracën njerëzore, popullimi galaktikave është krejtësisht i mundur. Madje disa prej tyre, jetojnë në planetin tonë. Unë mund të  jem njëri prej tyre!” -habit me deklaratën Elon Musk.

Pyetjes se cila është sfida më e madhe e jetës së tij, pasi u mendua pak, ai tha se sfida e tij shpesh është sesi ta shpenzojë kohën në mëmyrë produktive dhe të rritesh shpirtërisht.

Cila është këshilla për të rinjtë sot. Ka 20 vjeçarë që duan të bëhen si ty; -Nuk jam i sigurt nëse dua të jem unë. Por një këshillë e vlefshme është proçesi mendimit. Të analizojnë dhe mendojnë sipas mendimit fizik, sipas ligjeve të fizikës, nëse duan të bëhen si unë, por unë nuk jam i sigurt nëse dua të jem unë.

Elon Musk u prezantua në këtë Samit të rëndësishëm politiko- inovativ, ku marrin pjesë politikanë nga gjithë bota, si krijues i të ardhmes së njerëzimit.

/ Përgatiti Apel.Media

Biseda e plotë në Samitin Qeveritar Botëror.