Elbasan/ Zjarr në malin e Bukanikut, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr masiv ka përfshirë majën e Malit të Bukanikut në Elbasan. Sipas Klan News zjarri ka marrë përmasa të mëdha i ndihmuar nga era dhe thatësira. Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrje...
Elbasan/ Zjarr në malin e Bukanikut, era favorizon përhapjen e flakëve
Foto: Elbasan/ Zjarr në malin e Bukanikut, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr masiv ka përfshirë majën e Malit të Bukanikut në Elbasan. Sipas Klan News zjarri ka marrë përmasa të mëdha i ndihmuar nga era dhe thatësira.

Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve kështu e vetmja mundësi mbetet fikja me krahë  ose ndërhyrja nga ajri.

Mësohet se drejt vatrës janë nisur punonjës të shërbimit pyjor, punonjës policie dhe zjarrfikës. Zona e përfshirë nga zjarri është e pasur me drurë dhe shkurre.