Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit në një magazinë

foto ilustruese

Një bombol gazi ka shpërthyer në një magazinë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në lagjen “Skënderbej”.

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit janë shkaktuar dëme materiale, duke u djegur disa orendi.

Për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.