Elbasan -Plas sherri me sende të forta, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Si pasojë e sherrit me sende të forta, mes disa të rinjve kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve e gjithë ngjarja ka ndodhur në  lagjen “11 Nëntori” për motive banale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë.